Blero Muharremi është divorcuar së fundmi nga Afrona Dika, duke e bërë përsëri martesën e dytë të dështua.
Madje Blero ka bërë një krahasim me martesën e parë ku sipas tij Afrona dhe Teuta (ish gruaja e parë), kanë shumë diferencë mes njëra tjetrës.
Tuna
Rudina Dembacaj
Për dy divorce njihet edhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Fillimisht i dha fund lidhjes me Eduart Grishaj për tu martuar me Aleks. Arfaj, të cilin e la gjithashtu për ish deputetin e PS-së, Mark Frroku.
Seldi Qalliu
Seldi Qalliu ndoshta s’ka qenë u i martuar por ka patur lidhje serioze me shumë personazhe të showbizit. Ai u përfol fillimisht për lidhjen që kishte krijuar në Big Brother Albania me Domenikën, më pas për fejesën me Dafina Zekën, u fejua me këngëtaren Mimoza Shkodra dhe pas ndarjes nga Mimoza u përfol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit.
Por mesa duket, Seldi paska gjetur sërish dashurinë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në Instagram ku shihet duke e puthur të dashurën, Sindin.
Anna Oxa
Edhe këngëtarja Anna Oxa ka patur disa martesa. Fillimisht ajo u lidh në martesë me të ndjerin Franci Ciani në vitin 1980 kur ajo ishte 19-vjeçe dhe ai 22-vjeç. Pas ndarjes me të Oxa ka patur edhe 3 martesa të tjera me muzikantin Gianni Belleno, më pas me sipërmarrësin nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe me ish-truprojen e saj Marco Sansonetti.
Kastro Zizo
Martesa e parë e Klevis Begës me ish-bashkëshorten Jola Parapani u shoqërua me romancë, xhelozi dhe divorc. Dy prindërit e një djali, Dankanit i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010, për shkak të disa fotove ku Kastro u fotografua duke kërcyer me një brune.Pas divorcit, Kastro u vendos në Prishtinë ku nisi bashkëjetesën me Erleta Hotin, marrëdhënie nga e cila erdhi në jetë një vajzë, Nia. Edhe kjo martesë e tij e dytë dështoi. Por Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Sara, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.
Frederik Ndoci
Pas 17-vjetësh martesë, bashkëshortja i kërkoi Frederik Ndocit divorcin me pretendimin se kishte gjetur lumturinë e vërtetë dhe se ishte dashuruar me një femër, me të cilën donte të martohej. Jeta vazhdoi për këngëtarin e njohur shkodran dhe një dashuri e re trokiti. Lidhja me Aida Cacajn, një këngëtare kori në Amerikë, shënoi edhe martesën e dytë për Frederikun, por pas 10-vjetësh, u ndanë.Prej 10-vjetësh të tjerë tashmë, Frederiku është i lumtur me familjen e tij të re, bashkëshorten Alisa Baraku dhe dy fëmijët.