Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata, më datën 10 maj do të mbajë koncert në New York, në klubin Drom.
Koncerti tashmë i paralajmëruar do të hapet nga këngëtarja Nora Muhaxheri, nën shoqërimin e të atit Ernest Muhaxheri me kitarë.
Sata veprimtarinë e tij e realizon mes Shqipërisë dhe Francës. Ai ka kryer studimet në Konzervatoriumin e Parisit. ‘Hana’ është albumi i tij i parë, i cili doli në treg në vitin 2017. Më tej Sata ka vazhduar me këngët ‘Copëzat’, ‘Me Jetu’, dhe së fundit me këngën ‘Me Dashtë’, një video muzikore e jashtëzakonshme.
Vlashent Sata po ashtu është edhe themelues i Za Fest, festival ndërkombetar i muzikës, që promovon vlerat e mirëfillta të muzikes sonë.
Ndërsa këngëtarja e re Nora Muhaxheri, vjen nga nje familje muzicientësh, e cila vijon studimet në Purchase College, shkollë e njohur e muzikes, ku studion Kompozicionin. Nora po e vazhdon traditën familjare me zërin e saj të veçantë duke kënduar këngët më të bukura nga melosi kombëtar. Kurse i ati i saj, Ernesti është me prejardhje nga Peja, është kitarist dhe arsimtar i muzikës.
Koncerti sponsorohet nga adhuruesit e muzikës së Satës, restauranti ‘Çka Ka Qëllu’, firma arkitektonike-ndërtimtare Ari Group, dhe avokatura Sholla Law Firm.