27.04.2023 - 10:34
Një 40 vjeçare nga Durrësi ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej ditës së djeshme.
Ka qenë motra e saj e cila ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se 40-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit të mendor, ndërkohë që po punohet për gjetjen e shtetases K. C., 40 vjeçe.
“Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C”, thuhet në njoftimin e policisë.