MENU
klinika

Vrasja e Nikulajt

Ironia e Artan Hoxhës: Rama ka shansin ti kërkojë Sunak të mbledhë kriminelët e MB që po përgjakin Shqipërinë

27.04.2023 - 13:44

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar rastin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga një skuadër vrasësish me pagesë, ku pjesë janë 4 britanikë dhe një portugez. Në një situatë kur Mbretëria e Bashkuar ka ngritur shqetësimin për krimin shqiptar në Angli dhe për mënyrën sesi shqiptarët shkojnë ilegalisht atje, Hoxha thotë se tashmë kryeministri Edi Rama ka mundësinë që ti kërkojë homologut Rishi Sunak, që të ndërhyjë.

Postimi i plotë:

Me ne fund, Kryeministri Edi Rama, ka shansin t‘i kerkoje gjithe krenari homologut britanik Rishi Sunak, te vije te mbledh kriminelet e Mbreterise se Bashkuar, qe po pergjakin me atentate mafioze rruget e qyteteve shqiptare…

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jam shumë kurioz të di a do të takohen të dy bashkë"

Jo vetëm Edi Rama, gazetari e zbulon: Në Londër ndodhet dhe Ben Ahmetaj