MENU
klinika

'Arena e Demave'

Partizani zyrtarizon emrin e ri të stadiumit

27.04.2023 - 16:27

Partizani ka vendosur që stadiumi i tyre të quhet “Arena e Demave”, kjo sipas nofkës që të kuqtë kanë. Gjithçka është zyrtarizuar në kanalet zyrtare të komunikimit, me klubin që ka njoftuar se përballja e sotme e moshave U-14 kundër Skënderbeut do luhet në këtë stadium, me emrin e ri.

Prej disa ditësh ishte përfolur edhe ndryshimi i emrit nga Kompleksi “Partizani” në “Arena e Demave”. Kujtojmë se 16 herë kampionët e Shqipërisë inauguruan këtë sezon shtëpinë e re, në periferi të Tiranës.

Veç ndeshjes derbi me Tiranën që për shkak të kapacitetit luhet në “Air Albania”, të gjitha duelet e tjera të kuqtë tanimë i luajnë në shtëpinë e tyre. Pritet që punimet të vijojnë edhe me dy fusha të reja stërvitore, ndërsa hoteli dhe salla e forcës janë gati. Pritet që Akademia Partizani të ketë një rritje në furnizimin e ekipit të parë me elementet e talentuar, kjo pas funkisonit të plotë të investimit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin