MENU
klinika

Përcillet me emocione të forta

Recitali i shumëpritur i Ermonela Jahos në Bilbao

27.04.2023 - 16:39

Në Bilbao të Spanjës është realizuar mbrëmë një koncert me emocione të forta, mjeshtrinë e të cilave protagonistja e zotëron si pakkush tjetër.

Bëhet fjalë për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, e cila këndoi nën shoqërimin e koncert maestër Rubén Fernández Aguirre.

Koncerti u dha në “Teatro Arriaga”. Vetë drejtuesit e teatrit të Bilbaos u shprehën se, kjo ishte ngjarja më e shumëpritur në morinë e produksioneve të këtij sezoni.

“Një nga datat më të pritura muzikore dhe lirike të sezonit është gati të ndodhë: Ermonela Jaho, e cila ka tronditur së fundmi Nju Jorkun, mbërrin në Teatrin Arriaga”, shkruhej në faqen online të teatrit.

Sopranoja shqiptare, fama e së cilës prej kohësh është ndërkombëtare, këndoi mbrëmë në Bilbao këngë dhe arie franceze e italiane, të cilat u vlerësuan nga profesionistët për “intensitetin e pastër dhe emocionin e vërtetë”.

Recitali përbëhej nga 5 blloqe, gjatë të cilave të pranishmit dëgjuan pjesë nga Bellini, Donizetti, Verdi, Mascagni, Massenet e të tjerë. Finalja ju dedikua Puccini-t, duke e mbyllur mbrëmjen me “Madama Butterfly”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe