MENU
klinika

Punimet në Elbasan

Auto Moto Park, Rama ndan pamjet

28.04.2023 - 09:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon pamjet nga kantieri i Auto Moto Parkut në Elbasan dhe shëtitores buzë lumit Shkumbin.

Kryeministri thekson se, të dyja këto projekte do t’i japin një fuqi të re ekonomisë, turizmit, sistemit rrugor, punësimit dhe sporteve.

Sipas tij projekti i Auto Moto Parkut do të mundësojë gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale dhe botërore.

“Mirëmëngjes  dhe nga kantieri i Auto Moto Parkut në Elbasan, që bashkë me shëtitoren buzë Shkumbinit do t’i japin një fuqi të re ekonomisë, turizmit, sistemit të sigurisë rrugore, punësimit e sporteve, duke mundësuar gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale e botërore po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN