Met Gala është ndër eventet më të rëndësishme dhe njerëzit e famshëm bëjnë gjithçka për t’u dukur rrëzëllitës dhe për të marrë të gjithë vëmendjen e njerëzve. Gjiiithsesi, për disa VIP-a s’është më problem (ose është), sepse janë përjashtuar (ose kanë zgjedhur të mos shkojnë) nga lista e të ftuarve në këtë event.
Më poshtë, të tregojmë se cilët janë:
Rachel Zoe
Qarkullojnë disa thashetheme se Zoe u përjashtua nga lista e të ftuarve në Met Gala, pasi u shpreh për “New York Times” se: “Anna Wintour është një prej heroinave të mia, por ata (njerëzit) thonë se unë kam më shumë ndikim. Sado e shkëlqyer të jetë, Vogue nuk e ndryshon sipërmarrjen e një stilisti”.
Donald Trump
Anna Wintour e ka konfirmuar vetë në shfaqjen e James Corden se Donald Trump nuk do të jetë i ftuar në Met Gala.
Demi Lovato
Demi Lovato foli për përvojën e saj në Met Gala, gjatë një intervistë me “Billboard” në vitin 2018 dhe që atëherë, s’ka marrë më pjesë. Ajo e cilësoi përvojën si “të tmerrshme”. Ajo shtoi edhe se u lidh shumë me të pastrehët, që luftonin me të njëjtat beteja si ajo dhe se njerëzit që merrnin pjesë në Met Gala ishin sahanlëpirës të industrisë së modës.
Amy Schumer
Deklarata e Amy-t në Met Gala, për aq sa dimë ne, nuk e ndaloi të shkelte përgjithmonë në tapetin e kuq, ama, aktorja e qartësoi se si ndihej në mbrëmjen e madhe gjatë një interviste në vitin 2016. “Janë njerëz që duan të bëjnë përshtypje në bisedë. S’më pëlqen farsa. Vishemi si një tufë budallenjsh të ndyrë. Nuk kam asnjë interes për modën. Nuk më intereson”, tha ajo.
Gwyneth Paltrow
Aktroja bëri disa komente jo dhe aq të bukura për periudhën kur paraqitej në Met Gala dhe tha se: “Gjithmonë mendon se është kaq magjepsëse dhe do t’i shohësh këta njerëz, por pastaj mbërrin atje dhe është shumë vapë dhe ka kaq shumë njerëz që të shtyjnë. Mendoj se të gjithë jemi paksa të vjetër në moshë që të vishemi punk”.
Zayn Malik
Zayn mori pjesë në Met Gala 2016 me ish-partneren, Gigi Hadid, por tha se nuk do ta bënte më të njëjtën gjë. “Tani, nuk do të shkoja”, tha ai për “GQ” në vitin 2018. “Unë preferoj që më mirë të rri në shtëpi dhe të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba shumë të shtrenjta dhe të fotografohem në tapetin e kuq, për të thënë “Më shikoni, jam i mrekullueshëm”. Ky nuk jam unë”.
Tina Fey
Një tjetër humoriste që s’e pëlqen Met Gala? Po, edhe Tina Fey i shtohet listës. Në 2015-ën, ajo tha se në fakt, Met Gala është “një paradë tra*ash” dhe se nuk do të shkojë më kurrë në një event të tillë.
Tim Gunn
Tim Gunn u ndalua të merrte pjesë në Met Gala pasi tha në 2016-ën se e pyetën se cila është gjëja më e paharrueshme që kishte parë ndonjëherë në industrinë e modës dhe Gunn u përgjigj: “Është e thjeshtë. Pashë Anna Ëintour duke zbritur 5 shkallë me 2 truproja gjigantë, në një shfaqje mode. Është çmenduri. Që atëherë, kemi pasur një luftë të hapur”, u shpreh Gunn.