MENU
klinika

Më i madhi i futbollit

Pele hyn në fjalor me kuptimin ‘unik’

28.04.2023 - 12:57

Pele, pseudonimi i legjendës së ndjerë të futbollit (Edson Arantes do Nascimento), zyrtarisht është bërë sinonim i fjalës “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”. Fjalori Michaelis në gjuhën portugeze, një nga më të njohurit në Brazil, shtoi “pelé” si një mbiemër të ri në botimin e tij online. Përfshirja erdhi pasi një fushatë nga “Fondacioni Pelé” për të nderuar yllin e futbollit, teksa u mblodhën më shumë se 125,000 nënshkrime. Pelé vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare.

I vetmi lojtar që ka fituar tri herë Kupën e Botës, ai konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i mirë në histori. Gjatë karrierës së tij si lojtar që zgjati dy dekada, Pele shënoi një rekord prej 1,281 golash me klubin brazilian Santos, ekipin kombëtar të Brazilit dhe New York Cosmos.

Shembuj: Ai është Pelé i basketbollit, ajo është Pelé e tenisit, ajo është Pelé e teatrit brazilian, ai është Pelé i mjekësisë.”

“Shprehja që ishte përdorur tashmë për t’iu referuar më të mirëve në diçka është e përjetshme në faqet e fjalorit. Ne bëmë histori së bashku dhe vendosëm emrin e Mbretit të Futbollit në gjuhën portugeze. Pelé do të thotë MË I MIRI”, thuhet në kanalet e mediave sociale të Pelé pas njoftimit.

Pele kaloi gati dy dekada duke magjepsur tifozët dhe kundërshtarët si golashënuesi më i mirë i lojës me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin