MENU
klinika

“Do bëjmë diçka madhështore me mjedisin”

Rama: Presim krijimin e Dhomës Tregtare me Greqinë

29.04.2023 - 09:49

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, Rama pretendoi se marrëdhënia mes dy vendeve kishte kapur “pikun” e tyre. Madje shtoi se do të krijohej një Dhomë Tregëtare mes 2 vendeve që të rritej volumi tregëtar.

“Marrëdhëniet me fqinjët janë gjithmonë në kohën më të mirë, unë mendoj se janë në pikun e tyre, ne po punojmë shumë ngushtë me njëri-tjetrin, ka shumë gatishmëri për të bërë gjëra sëbashku, marrëdhëniet ndërmjet popujve janë kaq të mira sa në fund të ditës politikanët duhet të përshtaten, në kuptimin që nuk mund dhe nuk duhet që të bëhen pengesë. Padiskutim dëgjon shpesh se diplomacia kulturore është më para se diplomacisë mes qeverive. Që prej disa vitesh tashmë nën qeverisjen e Mitsotakis, Greqia është kthyer përsëri në rajon dhe ne mund të punojmë sëbashku shumë më mirë tani. Kur flitet për negociatat me BE- ka qenë një mbështetje shumë e fortë për ne, por edhe për Maqedoninë e Veriut. Ka luajtur rol pozitiv.” Presim një zhvillim të ri, krijimin e një Dhome Tregtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm, nuk është e thjeshtë të sigurosh duartrokitje në Ballkan. Zakonisht marrëdhëniet më të qenësishme ekonomike kanë tendencë të kenë marrëdhënie me të mira politike. Volumi tregtar mund të ishte shum herë më i madh se aktualisht, kemi projekte të përbashkëta në fushën energjitike, po punojmë gjithashtu për një projket fantastik për të mbrojtur Lumin e Vjosës që kalon në Shqipëri, por që fillon në anën tjetër të kufirit me Greqinë. Mendoj se volume tregtar është më pak se vlera e Cristiano Ronaldos, por mund të rritet shumë. Dhoma e Tregtisë do të ketë ndikim shumë të madh,”-tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN