12.12.2018 - 15:51
Kur në Tiranë protestat e studentëve janë në ditën e tyre të 8-të, në Bulqizë janë ngritur minatorët. Mësohet se minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe për statusin e tyre.
Raportohet se minatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse qeveria nuk i përgjigjet atyre pozitivisht. Ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.
Doçi mes të tjerash pohon se minatorët shoqërohen në protestë nga familjarët e tyre, si dhe qytetarë të Bulqizës. Ata kanë lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ndërsa presin përmirësimin e kushteve.