29.04.2023 - 17:11
përcaktuar kalendari i ndeshjeve të Superligës dhe Kupës së Shqipërisë deri në fund të sezonit 2022-2023. Bie në sy se derbi mes Tiranës dhe Partizanit për javën e 33-të në elitë do zhvillohet të mërkurën në 17 maj në orën 18:30 në “Air Albania”.
Sfida që mund të vendosë edhe titullin kampion në Superligë zhvillohet në një ditë jo të zakontë, teksa zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri kanë bërë që fundjava e 13 dhe 14 majit të jetë pa aktivitet.
Veç ndeshjeve të zbardhura deri në fundin e sezonit, nga FSHF bëjnë me dije edhe kalendrin e gjysmëfinaleve të Kupës. Ndeshjet e kthimit luhen në 10 maj, për të përcaktuar finalen e madhe të 1 qershorit.