Eksperti i sigurisë rrugore Fation Softa, foli në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 9 prill në Shëngjin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Softa krahasoi rastin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me rastin e Nikulajt, ku tha në këtë të fundit ka pasur shumë faktor ndihmues në zbardhjen e ngjarje.
Më tej ai nënvizoi se në zbardhjen e ngjarjes së Nikulajt vullneti ka qenë i madh nga policia por sipas tij ka pasur dhe një presion të jashtëzakonshëm nga politika.
“Vullneti ka qenë më i madh nga policia dhe një presion i jashtëzakonshëm nga vetë politika. Kemi disa faktor që ndihmojnë në raport me ngjarje të tjera. Nëse te Martinaj kemi një person okular që ka qenë shoqërues i tij dhe nuk iu përgjigj policisë, për të dhënë më shumë informacione.
Për momentin që po flasim kemi pamjet filmike, kemi pamje të tjera të marra në disa ambiente. Kemi dhe një motor që është përdorur në këtë ngjarje, kemi veshjen e tij. Kemi dhe ndalime të personave. Kemi pamje filmike të momentit të një vrasësi.
Nuk kemi pasur asnjë rast ku personi është i dalë në një ambient dhe i dukshëm përballë kamerave. Këto janë faktor që kanë qenë shumë më ndihmues në raport me Martinajn apo në raport me rastet e tjera”- tha ai.