MENU
klinika

Hamilton e mbyll i gjashti

Formula 1/Çmimi i dytë i Madh për Perez, Ferrari larg fitores!

30.04.2023 - 16:41

Pas Arabisë Saudite Sergio Perez ka fituar një tjetër çmim të madh. Në Baku të Azerbajxhanit piloti i Red Bull preu i pari vijën e finishit duke lënë pas shokun e skuadrës Max Verstappen. Vetëm vendi i tretë për pilotin e Ferrarit Charls LeClerc i cili në Azerbajxhan u parakalua dy herë nga Verstappen, i cili në një moment u penalizua nga hyrja e makinës së sigurisë.

Vendin e katërt e zuri Fernando Alonso, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz u rendit i pesëti. Rekordmeni Leëis Hamilton, i cili e ka fituar 7 herë Formula 1 po aq sa Michale Schumacher, e mbylli Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në vendin e 6.