Edhe pse ishin marrë masat prej javësh, festa e Napolit për titullin kampion është shtyrë. Të besuarit e Spaletti-t duhet të fitonin me Salernitanën, por mesditën e së dielës u ndalën në një barazim 1-1 edhe pse realizuan të parët me Oliverirën. Ishte goli i Dias në minutën e 84 që bëri Napolin të heshte.
Kjo ndeshje, e programuar fillimisht të shtunën, por që u shty për t’I dhënë Napolit mundësinë të festonte, kishte ngritur në këmbë të gjithë autoritetet. Është lëshuar kodi i kuq deri të hënën në orën katër, ç’ka nënkupton se spitalet ishin në gadishmëri paraprake, me personel të shtuar, 40 autoambulanca në pritje dhe 8 motoçikleta shëndetësore në gadishmëri. Gjithsesi për shkak të festimeve që nisën nga ora 10 e mëngjesit pati disa incidente, duke rregjistruar edhe katër të plagosur.
Sa i takon ndeshjes me Salernitanën ajo e çoi diferencën e pikëve me Lazio-n ndjekëse në 18 kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje. Përballjet direkte janë 1-1, kështu që Napoli duhet të presë të enjten për t’u shpallur zyrtarisht kampion. Gjithsesi ajo sfidë është në transfertë dhe nuk do të ketë të njëjtën shije.