MENU
klinika

Banka e Shqipërisë

Në fund të 2022 u ul çmimi i banesave

30.04.2023 - 19:45

Shqiptarëve u ka kushtuar më pak blerja e një banese gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022 sesa në gjashtëmujorin e parë. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6 muajt e fundit të vitit është ulur me 9 %. Për pasojë shitjet kanë qenë më të larta.

“Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.”

Në Tiranë, indeksi i çmimeve për shitjet regjistroi një ulje prej 11%. Megjithatë në krahasim me vitin 2021, çmimi mesatar i banesave të shitura në gjithë vendin mbetet rreth 17% më i lartë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sinjalizimet treguan po ashtu se ka pasur një ngadalësim të fluksit të ndërtimeve të reja si edhe rritje të konsiderueshme të kostove të ndërtimit.

“Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2022 ishte rreth 14% më i ulët ndaj së njëjtës periudhë një vit më parë, ndërsa sipërfaqja përkatëse ishte 17% më e ulët.”

Analizat tregojnë se rritja e çmimeve tashmë mund të ketë hyrë në një fazë normalizimi, pas një rritjeje prej 28 % në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.