30.04.2023 - 20:43
Liverpool kryeson 3-0 pas 15 minutash ndaj Tottenhamit.
Curtis Jones shënoi në minutën e 3-të, Luis Diaz në të pestën, ndërsa Mohamed Salah realizoi me penallti në minutën e 15-të.
Një javë më parë, më 23 prill, Spurs pësuan 5 gola në 21 minuta dhe u mposhtën përfundimisht 6-1 nga Newcastle.