MENU
klinika

Miami mposht Knicks

Curry i papërmbajtshëm, Warriors kalojnë Kings!

01.05.2023 - 11:42

Në “Golden 1 Center” të Sacramentos është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Sacramento Kings dhe Golden State Warriors, ku fitorja i ka takuar skuadrës mike me 20 pikë diferencë 100-120.

Përderisa dy periodat e para ishin të barabarta, në të tretën dhe të katërtën miqtë bënë diferencën duke krijuar epërsi të lartë dhe pas shtatë ndeshjeve me katër fitore e tre disfata kalojnë më tej. Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 50 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Andrew Wiggins shtoi 17 pikë, teksa Klay Thompson dha kontribut me 16 të tjera në fitoren e Warriors. Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Warriors do të përballen me LA Lakers. Miami Heat e ka nisur mbarë, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Lindjes e ka mposhtur New York Knicks me shtatë pikë diferencë 101-108. Kjo ishte fitorja e parë e Heat, teksa edhe ndeshja e dytë zhvillohet në New York.