MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje poshtë veshit, ç’duhet të bëj?

02.05.2023 - 10:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një djalë 21 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Poshtë veshit kam dhimbje, në fillim kisha një gjëndër të fortë, të palëvizshme, por që nuk më shkaktonte dhimbje. Sapo mu zhduk gjëndra, mu shfaq dhimbja. Dua të di se çfarë mund të bëj?

Mjeku: Nga sa përshkruani nuk mund t’ju them diçka konkrete. Do ju rekomandoja të shkoni sa më shpejt të bëni një konsultë me mjekun specialist, pasi teorikisht nëse gjëndra për të cilën përshkruanit ishte vetëm një, dhe nuk ishte e dhimbshme, nuk keni pse shqetësoheni. Gjithësesi duhet të shkoni të konsultoheni sa më parë me një mjek specialist, për të kuptuar shkakun pse keni dhimbje. Pa një ekzaminim të specialistit nuk mund t’ju thuhet apo t’ju rekomandohet të përdorni medikamente

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.