Në një video të postuar në rrjete sociale, Bakaj tregon dhe momentin kur pati një polemikë përpara ndeshjes me boksierin hungarez Istvan Kiss, i cili për ta nervozuar sportistin shqiptar e shau nga origjina e tij shqiptare.
Por duket se ky gjest e motivoi edhe më shumë boksierin shqiptar, i cili arriti ta mposhte me “knock-out” kundërshtarin e tij të radhës në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.
Pas fitores, boksieri shqiptar zgjodhi të festonte me qeleshe në kokë, teksa në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuazh shqiponjën dykrenare.
“Luftova fortë për të fituar zemrat e gjithë patriotëve shqiptarë. Kjo më bën të jem i pa mposhtur”,- shkruan Bakaj në rrjete sociale.