MENU
klinika

“SHBA i çorri maskën Berishës”

Rama: Kandidatët e tij janë parazitë që duan pushtet

03.05.2023 - 14:15

Vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qytetarëve të Matit dhe Klosit kryesocialisti Edi Rama u tha se maskën e korrupsionit ish kryeministrit Sali Berisha ia çorri Amerika.

EDI RAMA:

Dhe sot që ajo maskë është çjerrë jo nga ne por është çjerrë nga aleati më i madh strategjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, SHBA, dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar, jo vetëm në SHBA, por në gjithë Europën, është e pa konceptueshme dhe është e pakuptueshme sesi ka akoma njerëz të cilët i japin besim, i japin votë. Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve, në emër të asgjëje dhe askujt.

Kandidatët e Sali Berishës i quajti parazitë që duan të përfitojnë nga pushteti dhe jo të zhvillojnë bashkitë ku ata kërkojnë fitoren.

EDI RAMA:

Ata unë nuk i quaj, ata janë thjeshtë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Unë ju siguroj dhe i siguroj atë që të gjithë ata që e kanë përfaqësuar atë të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet e tyre me monarkinë apo kanë pasur lidhjet e tyre me lëvizje jo komuniste, por patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit, mbesat, stërnipërit, stërmbesat e tyre të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ, të cilit aleatët tanë strategjikë i kanë vënë kryq.

Për qarkun e Dibrës, Edi Rama u premtoi qytetarëve investime të shtuara për ta shndërruar në motorr të ekonomisë, kryesisht të turizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asnjë problem nuk zgjidhet nëse shkojmë mbrapa"

“Ecim përpara”, Rama publikon këngën e plotë që përdor në fushatë

Tritoli në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës

“Atentat i mirëfilltë”/ Berisha: Rama inaguroi çeljen e fushatës elektorale!