Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se “Rusisë nuk i ka mbetur asnjë alternativë veçse të eliminojë Volodymyr Zelenskyn dhe klikën”e tij”, pas sulmit të supozuar me dron mbrëmjen e djeshme në Kremlin.
Përmes një postimi në Telegram ai i bëri jehonë pretendimeve të Moskës se incidenti ishte një akt “terrorist”.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist.
Më herët reagoi dhe presidenca e Ukrainës, duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë, ndësra dekalroi se nuk kanë lidhje me sulmin.