Milan dhe Inter do luajnë të mërkurën që vjen në 10 maj për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League. Një javë përpara ndeshjes, të gjitha biletat për në “San Siro” janë shitur në pak orë.
Tifozët që zotëronin abonetë sezonale të Milanit dhe kartat “Zemra kuqezi” kishin të drejtë të blinin biletat të parët, gjatë dy fazave fillestare të lëshimit zyrtar. Biletat tjera më pas u shiten plotësisht brenda disa orësh pasi ato u vunë në dispozicion të publikut të gjerë përmes faqes së internetit të klubit dhe zyrës së biletave.
Interes ka pasur edhe për ndeshjen e kthimit, aty ku Inter është pritës. Dy përballjet euroderbi mes këtyre dy skuadrave kanë zgjaur interes të madh për bileta, teksa stadiumi do gumëzhijë nga 75 mijë tifozë që veç lojës në fushë, pritet të ketë spektakël edhe në tribuna.