MENU
klinika

Planet për ndërtimin e stadiumeve në disa qytete

Artan Hoxha ironizon Metën: Të na i kishe ruajtur dy lingota ari për stadiumin e Skraparit

04.05.2023 - 17:51

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kreun e PL, Ilir Meta pas planeve të qeverisë për ndërtimin e stadiumeve në disa qytete të vendit.

Ndërsa ka publikuar disa foto ku nxjerr në pah se si është katandisur stadiumi i qytetit të tij, njkohësisht edhe i Ilir Metës, Hoxha  me ironi shkruan: “Dhe i pata thene ashtu larg e larg atij Like Floririt!!!

Lere ate dreq Selltiku, po na ruaj mor byrazer nja dy lingota per stadiumin e Skraparit, se Edi Rama na ka marre me sy te keq dhe do na lere pa stadium 30 mije vendesh.

Jo qe jo Likja…

Na tani!!!

U bene gjithe qytetet me stadiume 20 mije, 30 mije, madje 80 mije vende ai i Leskovikut, kurse Skrapari ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit, lere topin qe na bie ne lume dhe nuk e marrim dot.

Ishallah ve doren ne zemer Baba Mondi dhe i ben duva sulltanit te na beje edhe neve stadium, se ndryshe vajti puna jone…

Hajde gjej bileta tani ne keto stadiumet e tjera, qe rrine gjithe kohes tumbllas me tifoze per te pare superligen e Dukes, nen komentin dritherues te Ylli Ages….

Po te pakten ate fushe qe kemi, e kemi te rrethuar plot me peme, se te ato stadiumet e reja,  pemet do jene vetem ne fotografi….”.