Samantha Markle, motra e Meghan Markle, ka shprehur së fundmi disa dyshime që ka në lidhje me marrëdhënien e Dukeshës me Princ Harryn.
Në një intervistë për GB Neës, Samantha tha se sjellja e fundit e Meghan dhe Harry tregon se ata mund të shkojnë drejt një ndarje. Pavarësisht se nuk ka asnjë kontakt me Dukeshën që nga viti 2014, Samantha pretendoi se kishte “parë shenja” se Meghan kishte “përplasje” me Harry-n.
Samantha ngriti shqetësimet e saj pasi u shfaq një video e çiftit në një ndeshje NBA ku ata u kapën në kamera dhe pritej që të dhuronin një puthje për spektatorët”. Meghan duket se e refuzoi puthjen e Harry-t, për të cilën Samantha besonte se nuk ishte në përputhje me karakterin e saj.
Ajo tha: “Më parë, në të gjitha fotografitë ajo ishte e fiksuar me Harryn, duke i vendosur duart mbi të, duke i kapur duart, duke i kapur shpinën… A është ky një simbol i ndarjes? Kjo është me sa duket një deklaratë nga ana e saj.”
Samantha Markle speculates Meghan Markle, Prince Harry are headed for a split https://t.co/ROZ6UnDFNL pic.twitter.com/UqIUbshQ0R
— Page Six (@PageSix) May 4, 2023
Ndërkohë, ngjarja historike e kurorëzimit të mbretit Charles III po zhvillohet në Ëestminster Abbey këtë javë. Ndërsa Princi Harry do të marrë pjesë vetëm, Meghan nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak të ditëlindjes së katërt të djalit të saj Archie, që përkon me kurorëzimin e mbretit.
Harry do të kalojë vetëm 24 orë në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e babait të tij përpara se të kthehet në SHBA.
Çifti nuk ka dhënë asnjë koment rreth thashethemeve që po përfliten lartë e poshtë dhe nuk dihet nëse ka ndonjë problem mes tyre.