MENU
klinika

E turpshme në volejboll

Trajneri i Skënderbeut godet me shpullë sportisten 18-vjeçare

05.05.2023 - 11:31

Ndeshja e moshave U-18 në volejboll mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk ka qenë e qetë për vajzat korçare. Trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega ka goditur me shpullë një nga volejbollistet e tij, në kohën kur ishte duke dhënë udhëzime për vijimin e lojës.

Pamjet po bëjnë xhiron e medieve, teksa një ngjarje e tillë e shëmtuar është filmuar nga kamerat. Në një moment disavantazhi në fushë, trajneri Xega ka kërkuar një minutë pushim për të dhënë udhëzime, teksa ka goditur me shuplakë një nga vajzat e formacionit.

Vihet re se volejbollistja e goditur nuk reagon, duke u shtangur nga veprimi i trajnerit. Edhe koleget e saj duken të ‘ngrira’, ndërsa një dhunë e tillë nuk ka vend në sportin shqiptar. Tej adrenalinës në sport, pamje si këto nuk duhet të jenë shembull i një disipline që muajt e fundit ka marrë vëmendje maksimale në Shqipëri.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin