Kreu i PDK, Nard Ndoka u shpreh i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë më shumë se 30 bashki në vend. Sipas tij, Rama nuk ka të drejtë të kërkojë votën para qytetarëve ndërsa u shpreh se në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, qeveria do të ketë ndëshkim spektakolar.
“Shumicat e bashkive do të jenë të opozitës. Është e padiskutueshme që do kemi më shumë se 30 bashki. Nuk shoh ndonjë bashki që të ketë arsye për të votuar Ramën. Ky i ka falimentuar me borxhe 15 prej bashkive. Ky nuk ka të drejtë morale as politike që të kërkojë votën. Ai këtë e din prandaj sillet ashtu si palaço cirku. Është në ditët e tij më të këqija, sipas gjykimit tim, do ketë një ndëshkim spektakolar Tiranë Durrës Elbasan”- tha Ndoka.