MENU
klinika

165 euro për 5 ditë

Ky është destinacioni turistik më i lirë në botë!

06.05.2023 - 12:06

Delhi në Indi është destinacioni më i lirë për vizitë turistike. Kështu ka qenë vlerësimi i faqes britanike të quajtur Traveler’s Elixir, e cila ka llogaritur se për një qëndrim pesëditor në këtë qytet do t’ju nevojiten rreth 165 euro. Çmimet mesatare të akomodimit në Delhi janë jashtëzakonisht të përballueshme, për një natë në një hotel me tre yje do t’ju duhen rreth 17 euro dhe në një hotel me pesë yje 169 euro. Për krahasim, për një natë në një hotel mesatar me pesë yje në Monako, do t’ju duhet të paguani gjashtëfishin e shumës, rreth 1,100 dollarë.

‘Traveller’s Elixir’ analizoi çmimet e akomodimit mesatar, ushqimit, transportit publik lokal dhe atraksioneve turistike për të marrë destinacionet më të përballueshme për t’u vizituar. Vendet renditen në bazë të çmimit mesatar për një qëndrim pesë-ditor për një person në një qytet të caktuar. Çmimi i transportit nga shtëpia në destinacionin e dëshiruar nuk përfshihet në analizë sepse varion shumë në varësi të vendit ku jetoni dhe çfarë mjetesh transporti përdorni.

Asnjë vend në listë nuk ndodhet në Bashkimin Evropian, Amerikën e Veriut ose Australi. Përkundrazi, shumica e vendeve, deri në 8 në 10, ndodhen në Azi, ndërsa një në Amerikën e Jugut dhe një në Afrikën e Veriut. Ndërkaq, njihuni me 10 vendet më të përballueshme për një qëndrim pesëditor sipas analizës së portalit ‘Traveler’s Elixir’:

1.Delhi, Indi, 165 euro për një qëndrim pesëditor.

2.Phnom Penh, Kamboxhia, 205 euro për një qëndrim pesëditor

3.Katmandu, Nepal, 209 euro për një qëndrim pesëditor.

4.Tbilisi, Gjeorgji, 227 euro për një qëndrim pesëditor.

5.Medellin, Kolumbi, 232 euro për një qëndrim pesëditor.

6.Ho Chi Minh, Vietnam, 236 euro për një qëndrim pesëditor.

7.Chiang Mai, Tajlandë, 260 euro për një qëndrim pesëditor.

8.Kajro, Egjipt, 263 euro për pesë ditë qëndrim.

9.Luang Prabang, Laos, 265 euro për një qëndrim pesëditor

10Bangkok, Tajlandë, 266 euro për një qëndrim pesëditor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë