Por masa më tepër e kërkuar nga bujku shqiptarë ka qenë ajo e naftës falas, ku më shumë se 54 mijë fermerë kërkojnë të punojnë tokën me naftën pa taksa.
Përballë kësaj kërkesë ministria e bujqësisë, Frida Krifca, thotë se të parët që do të marrin mbështetje do jenë pikërisht këta fermerë. Me qëllimin e vetëm që fermerit shqiptarë t’i ulen kostot e prodhimit bujqësor.
“Kemi filluar me printimin e kartave të naftës, llogariten rreth 34 mijë karta fermeri të cilat do të shpërndahen. Nisëm me naftën sepse është një proces që ne për t’i ardhur në ndihmë për punimin e tyre të mekanizuar gjatë vitit në procesin e mbjelljeve. Ne e kemi tenderuar prej momentit të parë që është çelur buxheti. Dhe bëhet praktikisht dhënia e kartës së naftës në mënyrë që fermerët të vijojnë punë e tyre”, tha Krifca.
Skema Kombëtare sipas Krifcës, përveç subvencionimit luan një tjetër rol të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare, ajo po shkon drejt formalizimit, që konsumatorin përkthehet në siguri ushqimore, ndërsa për bujkun nipti hap rrugën e tregjeve të reja rreth botës.
“Masat tonë po shkojnë edhe për formalizmin e bujqësisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse pa skemën e subvencioneve shohim një vështirësi që fermerët të formalizohen dhe të futen në të gjithë zinxhirin tregtarë dhe të vlerës ku bujqësia shqiptare aktualisht po shkon. Aktualisht kemi shifra shumë të mira të eksporteve të dala nga INSTAT në tre mujorin e parë të vitit 2023 ku kemi 7,6% rritje krahasimisht me vitin e kaluar në sasi dhe mbi 17% të vlerës. Pra do të thotë se fermerët tanë kanë arritur të eksportojnë më shumë në sasi dhe vlerë për shkak se ata po prodhojnë me cilësi gjithnjë e më të lartë, kjo edhe për shkak të konjekturës së tregjeve ne tani po eksportojmë gjithnjë e më shumë të tregje më të sofistikuara duke kapur çmime më të larta”, tha Krifca.
Për të frenuar tkurrjen e stallave të gjedhëve dhe të imtave kësaj here të gjithë blegtorët dhe bletarët do të mbështeten financiarisht, pavarësisht numrit të aplikimit.