06.05.2023 - 16:34
Importet e mallrave të Izraelit nga Kina, duke përjashtuar diamantet, arritën në 2.62 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit, cituar nga “Xinhua”.
Kina ruajti pozicionin e saj si burimi më i madh i importeve të Izraelit, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku importet izraelite arritën në 2.07 miliardë dollarë në janar-mars, si dhe Gjermaninë dhe Turqinë, sipas të dhënave zyrtare.
Importet kryesore izraelite nga Kina janë makineri, pajisje elektrike, tekstile, metale bazë dhe automjete.