MENU
klinika

Për herë të parë në Shqipëri

Tragjedia e Hekubës

06.05.2023 - 18:42

Tragjedia e Hekubës se lashtësisë greke është vënë mbërmjen e djeshme në skenën e teatrit “Migjeni”.

Hekuba e Euripidit e përkthyer nga Eleana Zhako dhe që vjen për herë të parë në Shqipëri, u shfaq me regjia nga Enke Fezollari, regjisor me origjinë shqiptare, i cili punon në Athinë, por që ka bashkëpunuar dhe me skenën e teatrit shqiptar.

Hekuba e Euripidit nuk është një zgjedhje e imponuar nga jashtë, por një nevojë e ethshme e gjithë pjesëmarrësve të shfaqjes, që të shprehen me shtysë “tragjiken”, që mbart kjo vepër.

Një vepër, ku heronjtë, grekë dhe jo-grekë (ose ndryshe barbarë), pasi përleshen deri në përçudnim me trupin e gjuhën e tjetrit, të të huajit, të armikut të përbetuar, ndryshojnë dhe transformohen. Në çastin kur absurdi kulmohet, kur energjitë ndërluftuese të personazheve, duken sikur po përjashtojnë çdo arsye në mendim e veprim, trupat dekonstruktohen (gjymtohen) dhe ashtu të copëtuara rikompozohen përmes fjalës së tjetrit.

Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Vefi Rredhi dhe Adem Karaga, shfaqja u interpretua edhe nga Rita Gjeka Kacarosi, Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Fritz Selmani, Rajmonda Marko, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Aleksandër Prenga.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe