MENU
klinika

Bashkëshorti në spital

Bombola e gazit hedh në erë shtëpinë në Kuçovë, vdes 84-vjeçarja

07.05.2023 - 09:26

Një 84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm , aq sa për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Report Tv sjell edhe pamjet nga banesa, ku shihet se sa i madh është dëmi. Për shkak të shembjes ka qenë e pamundur nxjerrja e 84-vjeçares Alie Kosova nga rrënojat e për pasojë humbi jetën

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”. Alie Kosova, 84-vjeç, dhe Mustafa Kosova, 86 vjeç, jetonin të vetëm në këtë banesë. Bashkëshorti i saj është arritur që të nxirret në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Kanë qenë fëmijët e çiftit që kanë lajmëruar zjarrfikësen pas shpërthimit së bombolës, të cilat jetojnë shumë pranë shtëpisë së çiftit të moshuarve. Për shkak të shembjes së madhe në banesë, nuk është bërë dot nxjerrja e 84-vjeçares e cila kishte mbetur nën rrënoja dhe ishte e paralizuar.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i shpërthimit të bombolës është bërë ndezja e një cigareje nga ana e të moshuarit dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Në momentin që është ndezur cigarja bombola ka shpërthyer, duke shembur një pjesë të banesës e për pasojë humbi jetën 84-vjeçarja.