07.05.2023 - 18:25
Nuk kanë fund tmerret në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një 13-vjeçar ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një mesazh shqetësues me përmbajtje kërcënuese, ku njofton se do të bëjë masakër.
“Këtë masakër do ta përsëris të premten”, shkruan djali në rrjetet sociale.
Mësohet se ai është nxënës i shkollës fillore “Nada Popoviç” në Krushevc. Sipas informacioneve, prokuroria kompetente si dhe Qendra për Punë Sociale (QSHSR) janë njoftuar menjëherë për të marrë masa.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Komandantët e dinë ku janë trupat”
A do t’i hapin Serbia dhe Kosova arkivat sekrete të luftës?
24 vite nga masakra e Reçakut
Albin Kurti: Ata që mohojnë genocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij!
"Të digjet me benzinë, duhej të ishte në varr…!"