MENU
klinika

Masakrat në Serbi

Kur mund të japë Vuçiç dorëheqje

08.05.2023 - 19:28

Fatmir Sheholli, drejtor ekzekutiv i Institutit për Marrëdhëniet Ndëretnike ka reaguar për masakrat ditët e fundit në Serbi. Sheholli foli edhe për lajmet e publikuara nga mediat serbe së fundmi se presidenti Vuçiç mund të japë dorëheqje për shkak të ngjarjeve të rënda të ndodhura së fundmi.

Sipas tij, ka pasur dorëheqje në qeveri dhe do të ketë edhe të tjera, por nuk dihet nëse Vuçiç do të japë dorëheqje apo jo. Kjo gjë mund të ndodhë, sipas Shehollit, vetëm sepse Vuçiç e di që nuk ka më mundësi të kandidojë si president dhe çon vendin në zgjedhje të parakohshme për t’u bërë president.

“Ne si institut e kemi zyrën dhe në Beograd dhe atje pritet që sonte që të fillojë një protestë e opozitë për ngjarjet tragjike. Opozita po don që ta shfrytëzojë këtë moment. Duke pasur parasysh që ministri i Arsimit dha dorëheqje dhe pritet edhe disa shkarkime dhe dorëheqje të tjera. Nuk besoj që do të kemi momente shumë dramatike, siç e pohon Vuçiç që do të japë dorëheqje presidenti e qeveria. Kjo ndodhi mund të ndodhë, për arsye se Vuçiç e din që ai nuk ka të drejtë më të garojë për president dhe ndoshta mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme që të bëhet kryeministër i Serbisë. Dita e fundit është 27 maj, kur ai vendim duhet të sillet”, -tha Sheholli për Abcnews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN