MENU
klinika

Në vend që të shikosh Netflix...

10 gjëra që mund t’i bësh në darkë

09.05.2023 - 09:40

Nëse je shqetësuar se shikon shumë orë Netflix në darkë, nuk je vetëm.

Shifrat britanike të publikuara në vitin 2021 treguan se të rriturit shpenzonin një të tretën e orëve të të qenit zgjuar duke parë TV. Mesatarisht pesë orë e dyzet minuta çdo ditë.

Nuk është nevoja të zhdukni televizorin nga shtëpia e as të bllokoni Netflixin. Një grup aktivitetesh për mbrëmje janë ato që ju duken.

Elimino ose zbeh nxitësit e së nesërmes

Në vend që të luftoni shpërqendrimet gjatë ditës, menaxhoni impulset tuaja. Merrni disa minuta para se të shkoni në shtrat për të parandaluar shpërqendrimet e së nesërmes. Mund të jetë aq e thjeshtë sa pastrimi i tavolinës suaj, përgatitja e materialeve të punës, marrja e pesë minutave për të planifikuar ditën tuaj ose lënia e telefonit jashtë dhomës së gjumit.

Pastroni kokën tuaj nga shqetësimet e brendshme

Mendja juaj është për të pasur ide, jo për t’i mbajtur ato. Jo të gjitha shpërqendrimet janë të jashtme. Ato mund të jenë edhe në kokën tonë. Bëni një listë të detyrave duke planifikuar takimet. Këtë mund ta bëni çdo mbrëmje.

Mos e lini mendjen tuaj të ushqehet me mbeturina

Reality TV, talk show, thashethemet janë si ushqim i pavlerë për trurin tonë. Mund të të pëlqejnë për momentin, por të konsumojmë gjithsesi. Nëse do të shikosh diçka në darkë, shiko dokumentar, diçka me cilësi të lartë.

Mos hyr në rrjete sociale në mbrëmje sa kthehesh në shtëpi

Nuk është realiste të eliminosh të gjitha pajisjet nga mbrëmja jote. Mund të shfletosh diçka, por jo të zësh gjithë kohën e darkës. Nëse rutina e familjes suaj pas darkës është të tërhiqet nëpër dhoma dhe të zhduket në realitetin virtual, provoni të luani një natë në javë një lojë tavoline. Jo vetëm psikologjikisht, por edhe fizikisht do të ndiheni më mirë. Rrahjet e zemrës do të jenë më të rregullta.

Telefononi mikun që po dërgoni mesazhe

Hulumtimet tregojnë se ndërsa dërgimi i mesazheve krijon një iluzion afërsie, në fakt ul stabilitetin dhe kënaqësinë e një marrëdhënieje. Bëni më mirë telefonata.

Lexoni diçka argëtuese dhe jo të lidhur me punën

Hulumtimet tregojnë se leximi i trillimeve është një nga mënyrat më efektive për të reduktuar stresin. Nivelet e stresit ulen me 68% pas leximit të historive të krijuara. Një çaj shoqëruar librit është si qershia mbi tortë.

Lërini të presin mesazhet

Për fat të mirë çdo mesazh i dërguar mund të presë përgjigje. Nëse diçka ka qenë urgjente, do të të kishin marrë në telefon.

Hiqeni televizorin nga dhoma e gjumit

Dhomat janë për të fjetur. Kuzhinat janë për gatim, dhomat e ngrënies janë për ngrënie, zyrat janë për të punuar, dhomat e ndenjes janë për argëtim.

Shkruani një rresht në ditë

Nis një ditar dhe shkruaj të paktën një fjali çdo darkë në të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë