MENU
klinika

Ndryshon sërish data e kryendeshjes

Derbi Tirana – Partizani kthehet në ‘telenovelë’

09.05.2023 - 16:58

Tirana dhe Partizani është kryendeshja e javës së 33-të në Superligë. Dje FSHF njoftoi se derbi i kryeqytetit do të luhej në 16 maj, teksa gjithçka ka ndryshuar dhe sërish përballja do zhvillohet në 17 maj në orën 18:30 në “Air Albania”.

Spostimi i agjendës lidhet me zgjedhjet lokale të 14 majit që zhvillohen në Shqipëri, teksa policisë së shtetit i janë dashur 48 orë kohë për të organizuar detajet e ndeshjes.

Tanimë përfundimisht derbi i kryeqytetit do luhet në 17 maj, me stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur në përballjen që mund të vendosë fatet e titullit kampion në elitën e futbollit shqiptar.

Tirana kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Partizani, teksa do ketë tre mungesa të rëndësishme. Me bardheblutë që kanë dy rezultate në tavolinë, është radha e të kuqve që të tregojnë forcën në një ndeshje maksimalisht të luftuar dhe të shumëpritur.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin