MENU
klinika

Festojnë studentët e Arkitekturës

‘Do e marrësh provimin kur të shohësh tavanin me mua’/ Dorëhiqet pedagogu

13.12.2018 - 08:56

Thanas Nushi, dekani i fakultetit të Arkitekturës ka dhënë dorëheqjen para 200 studentëve.

Prej tetë ditësh tashmë studentët janë duke kërkuar Vetting për pedagogët e universiteteve dhe kjo gjë duket se po realizohet nga vet pedagogët pa pasur nevojën e instancave të tjera.

Nushi një ndër profesorët, emri i së cilëve është përmendur edhe gjatë 8 ditëve të protestës për korrupsion, ka dhënë dorëheqjen.

Ai është pedagogu i lëndës “Elemente Arkitekture” pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Profesori ka zgjedhur të japë dorëheqjen përpara 200 studentëve të pranishëm në mbledhje. Lajmi u bë i ditur nga postimet në rrjete sociale nga studentët protestues, të cilët e cilësojnë si fitore dorëheqjen e tij.