MENU
klinika

Deklarata

Rama nxjerr videon: Më kollaj e besoja që fluturon gomari

13.12.2018 - 09:11

Ndërkohë që disa studentë zgjodhën të kalonin natën poshtë Kryeministrisë, si duket as kreu i qeverisë, Edi Rama nuk e ka patur të lehtë.

Rama, teksa ka ndarë një video nga Fakulteti Ekonomik në Instagram, nuk ka shmangur edhe ironinë në komentin e tij, ndërsa shton se “më kollaj e beson që fluturon gomari”.

Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës! Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik?

rama per studentet
rama per studentet

Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet

Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu? Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre”, shkruan Rama.

View this post on Instagram

Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s'janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës! Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik?Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet '90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet?Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s'do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu? Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç'duhet të bëjnë me jetën e tyre?☠️?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on