Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi ku një person është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paindentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 22:40 pranë sheshit Omonia në kryeqytetin grek, Athinë, ndërsa autorët janë ende në arrati.
Sipas Tch viktima është një shtetas 44-vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut.
Zougla.gr’ shkruan se shqiptari, ishte duke pirë kafe gjatë kohës kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.
Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë 3 plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, agresori, u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, që drejtohej nga një tjetër person.
Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet për larje llogarish.
Po dje natën, rreth orës 02.30 u ekzekutua një grek 48-vjeçar, security në profesion, i cili u qëllua pas koke duke ecur në trotuar, në zonën Moskato të Athinës