MENU
klinika

Foto e rrallë

Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë!

10.05.2023 - 11:45

Alfred Peza, kohë më parë ka postuar një foto të rrallë, ku tregon detaje nga jetesa elitare e gati një shekulli më parë.

Mes luksit plot finesë dhe standardeve të larta kulturore, krahas fotos, Peza shkruan: “Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë. Kjo foto është shkrepur më 1940, në banesën e familjes Suma, një nga më të njohurat e qytetit të Shkodrës”.

Postimi i tij i plotë përmbante këto përshkrime:

Si jetonte elita shqiptare 80 vjet më parë

Kjo foto është shkrepur më 1940, në banesën e familjes Suma, një nga më të njohurat e qytetit të Shkodrës. Oxhaku i shkëlqyer që ndodhet në qendër të kësaj pamje tregon shijet e holla artistike, fuqinë ekonomike dhe standardin e lartë kulturor të elitës shqiptare të kohës.

Në të majtë, shfaqet njëri nga pinjollët e familjes Suma i cili sipas fotografit italian Giuseppe Massani (djathtas) ushtronte në atë kohë, profesionin e Noterit në qytetin më të madh të Shqipërisë së veriut.

Gjurma e parë e kësaj familje është zbuluar në një dokument të vjetër qe fliste për një baron me emrin Demetrius Summa, që kishte jetuar rreth 700 vjet më parë, në vitin 1331, e që njihej si sundimtari i Shirqit.

Disa prej banesave të vjetra e karakteristike të familjeve më në zë të aristokracisë shkodrane, janë ende në këmbë, por me kalimin e moteve e kanë humbur shkëlqimin e tyre të dikurshëm.

Ndërsa shumë prej prej orendive të tyre unikale, pjesë e inventarit të objekteve të trashëgimisë së kulturës shqiptare, ose kanë humbur nga koha, ose janë grabitur, shkatërruar dhe trafikuar.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe