MENU
klinika

Para 526 vitesh

Udhëtimi i parë i Ameriko Vespuçit drejt ‘Botës së Re’

10.05.2023 - 12:50

Sot bëhen 526 vite nga udhëtimi i parë i detarit italian, Ameriko Vespuçit, drejt zbulimit të ‘Botës së Re’, apo ndryshe siç njihet sot Amerikës.

Ameriko Vespuçi, ka lindur më 9 mars 1451, dhe vdiç më 22 shkurt 1512. Ai ishte eksplorues italian, financier, lundërtar dhe hartograf. Ai ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe Baseni i Karaibeve nuk ishin pjesë të jashtme të Azisë lindore siç kishte hamendësuar Kolombo nga udhëtimet e tij. Vespuçi tha se kjo ishte një tokë e re e cila nuk ishte ende e njohur nga Bota e Vjetër.

I referuar si ‘Bota e Re’, ky super kontinent i dytë u emërua “Amerikë”, që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit.

Ai ka marrë pjesë në dy udhëtime në “Botën e Re”, dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare spanjolle (1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Madej ka udhëhequr edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata.

Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurt se ka zbuluar “Botën e Re” e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe