MENU
klinika

Nga Lautaro te Çalha

5 arsyet pse Interi synon Stambollin

10.05.2023 - 12:54

Ashtu si në 2003-shin Interi do të luajë në shtëpi gjysmëfinalen e kthimit. Atëherë rezultoi vendimtare, sepse në atë kohë goli i Shevçenkos në transfertë vlente dyfishin e atij të shënuar nga Martins.

Me rregullat e reja ama, për të kaluar turnin duhet të shënosh një gol më shumë “prej vërteti” dhe Interi ka të paktën pesë pika të forta, te të cilat mund të mbështetet për të siguruar finalen, me punën që duhet të nisë që në sfidën e sotme.

FUQIA ATLETIKE – Nëse Milani është më teknik dhe më i shpejtë, Interi është më solid dhe fizik. Edhe moduli 3-5-2 që parashikon fuqi të madhe në mesfushë i përshtatet kësaj ideje me sulmuesit qëushtrojnë më shumë presion dhe punojnë më shumëse ç’bëjnë në krahun tjetër Leao (nëse ia del) e Zhiru. Të kesh muskuj dhe forcë të aftë për të frikësuar atletikisht kundërshtarin mund të rezultojë vendimtarenë përballjen e dyfishtë, që në një derbi parashikontë jetë gjithmonë e më shumë i bllokuar. Një burim që mund të vlejë ar.

LAUTARO – Argjentinasi, që pritet ta nisë titullar, u ka shënuar plot 7 gola kuqezinjve dhe në Champions vjen nga goli i fundit kundër Benfikës. Përballë do të gjejë një enciklopedi të rolit si Olivie Zhiru, që ka qenë po ashtu përballë tij në finalen e Botërorit që pa fitues zikaltrin. 11 vitet më pak se francezi dhe ndikimi më i madh në lojën e skuadrës, pavarësisht eksperiencës së numrit 9 të Milanit, e bëjnë faktorin sulmues të jetë në favor të Interit dhe Lautaro (pa lënë mënjanë Lukakun e Xhekon) mund të jetë arma e duhur për të dëmtuar Milanin.

PANKINA E PASUR – Simone Inzagi ka burime më të shumta dhe më të vlefshme se Stefano Pioli. Alternativat tek Interi janë të vyera si nga ana teknike ashtu edhe nga eksperienca, mendoni vetëm kontributin e Korreas dhe Lukakut me Benfikën në të dyja ndeshjet krahasuar me atë të De Ketelares dhe Origit.

EFEKTI I RIADIT – ADN-ja europiane është atribut i Milanit, por Interi mund të përdorë në favorin e tij derbet e fundit, atë të janarit dhe shkurtit që e kanë dërguar bilancin e përballjeve të këtij sezoni me kuqezinjtë në favor të zikaltërve. Dueli i janarit vlejti Superkupën e Italisë, frymëzimi është aty.

KRENARIA E ÇALHAS – Edhe Interi do të dalë në fushë me shumë krenari. Një krenari që shqetëson në veçanti Çalhanoglunë dhe jo vetëm për rivalitetin me ish-shokët e tij, shumë prej të cilëve nuk i kursyen ofendimet pas titullit të fituar. Motivim ekstra? Finalja luhet në Stamboll, në shtëpinë e tij.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin