MENU
klinika

Zikaltërit mundin Milanin në derbin europian

Interi me një këmbë në finalen e Champions League

10.05.2023 - 23:57

Interi fitoi 0-2 me Milanin në “San Siro”, me sfidën që vlente për gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Zikaltërit e Inzaghit heshtën pjesën kuqezi të stadiumit pas vetëm 11 minutash lojë, teksa janë me një këmbë në finalen e Stambollit.

Dueli u hap pas vetëm tetë minutash lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga Dzeko, që me të majtë e ndali topin në rrjetë. I pafuqishëm Calabria për të ndalur boshnjakun.

Vetëm tre minuta nga goli i parë, Interi gjeti sërish një tjetër rrjetë me Mkhitaryan. Aksioni i shpejtë dhe asisti i Dimarco dërguan shifrat në 0-2. Më pas ishte sërish Mkhitaryan që goditi shtyllën, teksa për Milanin në pjesën e dytë mund të përmendim goditjen e traut nga Tonali. Tanimë me dy gola avantazh, Interi do duhet të mbrojë rezultatin të martën që vjen në ndeshjen e kthimit.

Aksionet kryesore të ndeshjes:

90+4′ Mbyllet 0-2 ndeshja për Interin.

62′ Mkhitaryan i bën vend Brozovic te Interi.

59′ Pioli heq nga loja Kjaer dhe Saelemaekers dhe fut Thiau dhe Origi.

45′ Nis pjesa e dytë.

45+4′ Mbyllet 0-2 pjesa e parë.

11′ Milan 0-2 Inter/ Mkhitaryan dyfishon shifrat. Interi shënon 2 gola në 11 minuta. Armeni përfiton nga asisti i Dimarco (VIDEO).

8′ Milan 0-1 Inter/ Edin Dzeko zhbllokon ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga boshnjaku (VIDEO).

1′ Nis ndeshja në “San Siro” me topin e parë shkelmuar nga zikaltërit.

Formacionet zyrtare:

Milan XI: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Bennacer, Tonali; Brahim Díaz, Krunic, Saelemaekers; Giroud

Inter XI: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Dzeko