Benet Beci, kandidati për kryetar bashkie në Shkodër më 14 maj nën siglën e Partisë Socialiste, ka treguar brengën që nuk ka mundur dot të investojë në qytetin e tij.
Zgjedhjet e 14 majit, Beci i sheh si një mundësi e mirë për të investuar në Shkodër ashtu sikurse ka ndikuar në ndryshimin e shumë qyteteve të tjera të vendit.
“E kam pasur gjithë kohës shqetësimin sesi mund të ishte një mënyrë për të realizuar atë që po ndërtonim diku, për ta bërë në Shkodër. Kjo është normale për këdo që është prezent dhe aktiv në punë kudo, dhe nuk ka mundësi të ndikojë te Shkodra. E pasur veçanërisht për Shkodrën, për arsye të lidhjeve që ka çdo njeri me qytetin e tij. E dyta, kam menduar gjithmonë se Shkodra e ka potencialin shumë të madh dhe ka nevojë për të qenë në nivelin e e qyteti që historikisht ka qenë ashtu. Ka qenë një breng e viteve të punës. Dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kam qenë shumë aktiv me Shkodrën me kryetarët e bashkive të asaj kohe edhe deri me vonë për të pasur një mundësi, siç u bë Korça, Vlora, Puka, të ishte edhe Shkodra. Kur e shoh nga kjo anë tani, me duket se po çlirohem nga ndjesia që kam pasur gjatë gjithë kohës se më mungon një ndërhyrje, një punë, një çlirimet për investimet në Shkodër“- tha Beci.
Duma: Nuk ka qenë në lartësinë e duhur administrimi i Bashkisë së Shkodër që nuk keni arritur ta bëni, apo qeverisja Rama që ka dashur që ku është bastion i djathtë gjërat të duken gjithmonë e më keq më keq.
“Mendoj që të dyja. Duhet gjetur një rrugë nga të dyja anët për të luftuar për Shkodrën”– u përgjigj Beci në emisionin Top Story.