MENU
klinika

Zëri i mjaftonte për të pushtuar skenën

93 vjetori i lindjes së Luçie Milotit

11.05.2023 - 14:29

Kujtojmë sot, në ditën e lindjes (11 Maj 1930), “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e Madhe” – Luçie Miloti, që preku skenën që në moshën 12- vjeçare.

Kudo ku ka performuar është shquar për një zë të mrekullueshëm, të kristaltë dhe me një tingëllim krejt të veçantë.

Në repertorin e saj artistik numërohen rreth 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka performuar në mbarë vendin dhe në skenat e huaja.

Luçie Miloti, gjatë karrierës së saj artistike, ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në fillim si soliste e Filarmonisë Shqiptare dhe në vazhdim si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Është vlerësuar me çmime dhe është cilësuar si zëri i rrallë i Ballkanit, “Bilbili me zë kristalor”. Ajo është një fenomen i rrallë, që do të jetojë gjatë në kujtesën e brezave, që e duan dhe e adhurojnë këngën popullore”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe