MENU
klinika

Mes tyre vëllai i Safet Gjicit

Incident në ditën e fundit të fushatës, shoqërohen 4 persona

12.05.2023 - 10:33

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore nuk kanë munguar tensionet! Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij në këmbim të votës.

“Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër”, deklaruan banorët.

Pas kësaj, banorët kanë shkuar në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të 2 kushërinjve që pretendojnë se janë kërcenuar nga socialistët. Aty ka mbërritur edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati, i cili tha se ky është një akt i shëmtuar nga ana e kundërshtarit të tij.

Pas incidentit u shoqëruan 4 persona, mes tyre dhe vëllai i Safet Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll të të shoqëruarve, por s’u gjetën sende të paligjshme.