Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton 12 majin e vitit 1990, kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, vizitoi Tiranën zyrtare.
Kjo vizitë, pjesë e një turneu në Evropën Lindore, do të shënonte pikën e kthesës për demokratizimin e Shqipërisë, e cila vite më parë ishte bërë objekt mediatik pas futjes së familjes Popa në ambasadën italiane.
De Cuellar u prit në aeroportin e Tiranës nga Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile dhe një sërë ambasadorësh të huaj të stacionuar në Shqipëri.
Një nga hapat e parë që Shqipëria ndërmori pas vizitës së tij ishte edhe pjesëmarrja në Konferencën e Bashkëpunimit dhe të Sigurisë në Evropë, si edhe lejimin e pajisjes për herë të parë me pasaportë të shtetasve shqiptar.