Olta Gixhari, ka pasur një ndërveprim me ndjekësit në Instagram dhe ka ndarë një projekt të rëndësishëm, që përkon me një film, me një kast që s’na e merr mendja fare.
Tani, ne mendojmë se e dimë për çfarë bëhet fjalë, duke marrë parasysh që edhe Vis Pupa ka folur për një film, duke u shprehur se kasti do të jetë me personazhe të “BBVA 2”.
“Kam qejf të bëj një film dhe mund të ketë edhe disa pjesë të shkurtra humoristike. Dua shumë të rikthej “Legjenda e Fundit” që e kam xhiruar në Amerikë në 2011-ën, kam qejf të bëj pjesën e dytë. Dua që të bëhet këtu dhe që të jetë i përfshirë një produksion i madh. Shumë persona aty brenda në “BBVA” kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e këtij produksioni”, u shpreh ai në “Ftesë në 5”,