MENU
klinika

“Është shumë e lumtur”

Taylor drejt altarit me djalin e ëndrrave

13.12.2018 - 11:51

Pas disa lidhjeve, Taylor Swift duket se më në fund ka gjetur partnerin e ëndrrave të saj. Ai është Joe Alwyn, me të cilin është munduar që deri pak kohësh ta mbajë sa më të fshehtë këtë lidhje, por tashmë jo më.

Së fundmi, është një person i afërt me këngëtaren, i cili ka zbuluar shumë për këtë lidhje, madje ka thënë se ata po planifikojnë të fejohen, por gjithashtu Alwyn mendohet se do t’i propozojë për martesë këngëtares së famshme.

Joe dëshiron ti propozojë shumë shpejt. Por dëshiron që ky moment të jetë i paharrueshëm dhe jashtëzakonisht i veçantë për këngëtaren. Ai është djali i ëndrrave të saj,”-shpjegoi burimi. “Taylor është shumë e lumtur.”

Swift dhe Alwyn e kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes së mediave. Por kohët e fundit janë parë shumë së bashku.