MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit

13.05.2023 - 12:17

Ka nisur paraditen e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ dhe më pas do bëhet shpërndarja e materialeve për zonat e tjera më të afërta.

Bëhet me dije se materialet zgjedhore do të merren ne dorëzim nga komisionerët e qendrave te votimit, ndërsa procesi po vijon normalisht pa asnjë problematikë deri tani.

Pasi të bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit, Policia do të marrë në ruajtje QV deri në fillimin e procesit të votimit. Më pas efektivët do të jenë të angazhuar në terren për të garantuar siguri të plotë në procesin e votimit, i cili nis nesër në orën 7:00.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm